Gjiganti katalunas, Barcelona e ka zyrtarizuar blerjen e mbrojtësit kolumbian, Yerry Mina nga skuadra braziliane, Palmeiras.

Qendërmbrojtësi kolumbian ka kompletuar kalimin e tij në Camp Nou për një shifër e 11.8 milionë euro, ndërsa klauzola e tij për ta blerë është 100 milionë euro.


Yerry Mina ka nënshkruar kontratë të vlefshme për pesë vite e gjysmë, me kohëzgjatje deri në vitin 2023.

Por, Mina është vetëm kolumbiani i dytë që luan për Barcelonën në 53 vitet e fundit, që kur Lauro Mosquera nënshkroi për klubin katalanas.

Ndryshe, gazeta spanjolle Marca ka sjell tetë fakte interesante rreth mbrojtësit kolumbian dhe Telegrafi ua sjell më poshtë:

1.Mina ka këmbë shumë të gjera dhe Adidasi ia ka prodhuar një parë atlete pa lidhëse.

1.mina

2.Ai sa herë që shënon feston me vallëzimin e stilit "Salsa Choque"

2.mina

3.Kolumbiani mban shumë poshtë veshjet e poshtme pasi është i dashuruar me kulturën e llojit të muzikës "Rep dhe Hip-Hop"

3.mina

4.Pavarësisht se tani është një lojtar i elitës së lart të futbollit, ai ende përfaqësohet nga xhaxhai i tij, Jair.

4.mina

5.Mina dhe Pablo Armero janë shokë të dhomës dhe 'artistët' te Kombëtarja e Kolumbisë

5.mina

6.Dëmtimi i tij i fundit (një frakturë e metatarsalit të tij të pestë) ndodhi kur luante kundër Barcelonës... por skuadrës nga Ekuadori.

6.mina

7.Ai u zgjedh mbrojtësi më i mirë brazilian i vitit 2016 dhe mbrojtësi më i mirë në Championshipin Brazilian për vitin 2017.

7.mina

8.Mina shkoi te skuadra e Santa Fe-s si një mesfushor mbrojtës, por u kthye në një qendërmbrojtësi triumfal.

8.mina

/Telegrafi/

telegrafi sport app