LAJMI I FUNDIT:

Tesla shfaqë një pjesë të Model Y, që prezantohet gjatë vitit që vjen (Foto)

Tesla shfaqë një pjesë të Model Y, që prezantohet gjatë vitit që vjen (Foto)

Elon Musk ka deklaruar se ky crossover elektrik, do të prezantohet gjatë muajit mars

Model S, Model X dhe Model 3 janë në prodhim, transmeton Telegrafi. Një roadster i ri është rrugës, bashkë me një kamion, çfarë kemi mbetur pa parë nga Tesla është Model Y. Gjatë një prezantimi që ka pasur së fundmi, kompania ka bërë të ditur se është duke punuar në gjeneratën e katër të crossoverit elektrik. Madje, është shfaqur edhe një pjesë e kësaj makinë, që është më i vogël se Model X, por më i lartë se Model 3.

Detajet për këtë makinë as që janë përmendur, por Elon Musk ka thënë se po bëhen angazhimet e duhura, që kjo makinë të prezantohet gjatë marsit të vitit që vjen. Po që se kjo ndodhë, pritet që makina të jetë më e fuqishme se Model 3, por edhe shumë më e shtrenjtë. Ekspertët konsiderojnë se do të kushtojë rreth 42 mijë euro, që është sa gjysma e çmimit të Model X.


Në anën tjetër, pyetja që po e bëjnë të gjithë, është se si do t’i menaxhojë Tesla prodhimin e veturave, kur është duke hasur në probleme për prodhimin e atyre që i janë porositur. Kamioni i ri, roadster dhe crossover i ri, do ta dyfishojnë linjën e prodhimit të kompanisë që për momentin ofron tri modele. /Telegrafi/