Sikur mos të ketë telashe me kompaninë, Elon Musk merr edhe një kërcënim nga Rusia
Brenda një kohe të shkurtër, Tesla do të ketë konkurrencë të madhe nga segmenti i makinave EV që vijnë prej Jaguar I-Pace, Audi e-tron dhe Mercedes-Benz EQC, që të gjitha këto do lansohen së bashku gjatë vitit që vjen, transmeton Telegrafi. Në anën tjetër të spektrit, kemi Kalashnikov CV-1.
I ndërtuar në kompaninë ruse që prodhon pushkët AK-47, Kalashnikov po krijon makinën elektrike, që do të jetë kundërpërgjigjja ruse ndaj kompanisë Tesla. Prototipi i prezantuar së fundmi në Moskë, me formë si kuti bazuar në dizajnët e vjetra, frymëzuar nga Izh-Kombi, makinë sovjetike që shfrytëzohej në vitet e 70-ta.
BBC raporton se zyrtarët e kompanisë, pretendojnë se në CV-1 është integruar një ‘sistem kompleks’ me teknologji të zhvilluar nga Kalashnikov, që e bën “të kërkohet shumë në tregun e EV, më shumë se modelet nga Tesla”. Modeli që do të jetë së shpejti gati për prodhim, shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë, ta arrij për afro gjashtë sekonda. Sa i përket kohëzgjatjes së baterisë, pritet që CV-1 të udhëtojë për 350 kilometra me një mbushje. Këto detaje e vënë këtë makinë larg nga Tesla Model 3, andaj Elon Musk nuk ka nevojë të brengoset aspak.
Në anën tjetër, Kalashnikov nuk ka bërë të ditur se sa do të kushtojë CV-1, po që se hyn ndonjëherë në prodhim. Gjatë prezantimit zyrtar, në kompaninë që së fundmi po prodhon çadra dhe mbështjellës për telefona të mençur, është thënë se ky është kërcënim direkt nga Rusia, të cilin Tesla duhet ta merr me seriozitet. /Telegrafi/