LAJMI I FUNDIT:

“Teshat nuk m’definojnë”, sot në Prishtinë mbahet aktivitet vetëdijesues për parandalimin e dhunës seksuale

“Teshat nuk m’definojnë”, sot në Prishtinë mbahet aktivitet vetëdijesues për parandalimin e dhunës seksuale
Foto: Arkiv

Sot në Prishtinë mbahet një aktivitet vetëdijesues për parandalimin e dhunës seksuale.

Aktiviteti do të mbahet sot në sheshin “Skenderbeu”, në Prishtinë nga ora 10:00.

“Ju ftojmë të bashkangjiteni me grupin Respect Our Rights – ROR në aktivitetin kryesor të fushatës vetëdijësuese për mosdiskriminim dhe parandalimin e përdhunimeve seksuale ‘Teshat nuk m’definojnë’. Ky aktivitet përmban një instalacion i cili e përfaqëson zërin tonë në lidhje me ngacmimet seksuale ndaj fëmijëve”, thuhet në njoftim.


Organizata “Syri i vizionit”, thekson se përmes kësaj fushate synojnë të rrisin vetëdijësimin e qytetarëve në lidhje me këto dukuri.

Kjo fushatë  realizohet  në kuadër të programit në fushën e mbrojtjes së fëmijëve dhe qeverisjes me të drejtat e tyre “Detyrimi ynë për të Ardhmen – Mbrojtja e Fëmijëve dhe Qeverisja e të Drejtave të Fëmijës” i cili zbatohet nga organizata Syri i Vizionit në partneritet me Save the Children, zyra në Kosovë, dhe financohet nga Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori