John Terry po kërkohet me ngulm nga skuadrat e kampionatit amerikan, MLS-së.

Kapiteni i Chelseat ka qenë objekt i ofertave të tri skuadrave nga Major League Soccer.


Megjithatë, sipas Daily Star, John Terry ka vendosur t’i hedh poshtë ofertat edhe pse ishin mjaft joshëse, përcjell Telegrafi.

Kontrata aktuale e ish-reprezentuesit anglez me skuadrën nga Stamford Bridge do të përfundojë në verë dhe ai është duke menduar edhe pensionimit.

Skuadrat nga MLS që Terry i refuzoi janë LA Galaxy, New York Red Bulls dhe Orlando City. /Telegrafi/

telegrafi sport app