LAJMI I FUNDIT:

Tërnava: Nuk ka kushte për hapjen e xhamive

Tërnava: Nuk ka kushte për hapjen e xhamive

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava në një konferencë nga Bashkësia Islame e Kosovës, ka thënë se tani për tani nuk ka kushte për hapjen e xhamive.

Ky vendim erdhi pas konsultimeve me drejtorin e Institutin e Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani dhe mikrobiologun Lul Raka.

Tërnava i ka falënderuar Ramadanin dhe Rakën për gjithë punën që e kanë bërë dhe tha se mendimi i tyre është që xhamitë të mos hapen pasi ende nuk janë krijuar kushtet për këtë.


“Nuk janë krijuar kushtet për hapjen e xhamive në Kosovë. Kështu janë mendimet e ekspertëve të kësaj fushe. Unë nuk e njoh këtë sëmundje, por këta kolegët këtu që kanë punuar natë e ditë për ne, do të japin mendimin e tyre për këtë. Ne do të shohim për mundesinë e parë për t’i hapur shtëpitë e Zotit”, tha Tërnava.

Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani ka thënë se mbyllja e xhamive ka qenë falënderimi më i madh që besimtarët kanë mundur t’i bëjnë për mjekët në këtë kohë.

Ramadani shtoi se shpreson që shumë shpejt do të mund të shohin mundësitë për hapjen e xhamive.

“Ky është falënderimi më i madh i Bashkësisë Islame, për të mbyllur foltoret në mënyrë që të shmanget përhapja e virusit. Ne nuk i kemi ndalur lutjet, lutjet janë bërë për cdo qytetarë e besimtarë, par Zotit jemi falur sepse nuk kemi mundur ndoshta në isntitucionet fetare, por i kemi bërë në ato kushte që i kemi pasur. Besoj se situata epidemiologjike do të shkojë  duke u përmirësuar pas rezultateve dhe besojmë se shpejt do të mblidhemi në një konferencë kështu dhe të lajmërojmë për ndonjë mundësi që të hapen edhe xhamitë”, tha Ramadani./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori