LAJMI I FUNDIT:

Tërnava: Kërcënimet e Vuçiqit për luftë – farsë politike, ata e kanë përjetuar një luftë me NATO-n (Video)

Tërnava: Kërcënimet e Vuçiqit për luftë – farsë politike, ata e kanë përjetuar një luftë me NATO-n (Video)

Eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava, ka thënë se operacioni i sotëm i Policisë së Kosovës në veri ishte mjaft i suksesshëm duke patur parasysh edhe situatën që është në atë pjesë të Kosovën.

Tërnava, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se kërcënimet e Vuçiqit për luftë pas aksionit të institucioneve kosovare të sigurisë në veri janë farsa politike.

“Ai fort mirë e di se për tërësinë territoriale të Kosovës garanton KFOR-i dhe NATO. Për një sulm ndaj Kosovës, Vuçiq e di çfarë e pret Serbinë. Ata e kanë përjetuar një luftë me NATO-n. Ata prej vitit 1999 asnjëherë nuk kanë provuar t’i thyejnë kufijtë”, tha Tërnava, përcjell Telegrafi.


Eksperti i sigurisë thotë se reagimi i bashkësisë ndërkombëtare ishte i pritshëm pasi ata duan që situata të mbetet stabile në Kosovë.

“Përndryshe edhe ata e kanë të qartë se qëllimi i aksionit ishte lufta ndaj krimit të organizuar, e që ata vet na kanë kushtëzuar që për të shkuar drejt anëtarësimit në BE duhet të luftohet krimi i organizuar”, tha ai.

Tërnava thotë se “askujt nuk i konvenon eskalimi i situatës në veri madje as Serbisë, sepse të gjithë e dinë se na nuk jemi ata që trazojmë situatën atje”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori