Dita në të cilën u hoq autonomia e Kosovës, pikërisht 23 marsi i vitit 1989, ish-deputetes Melihate Tërmkolli i kujtohej mjaft mirë.
Ajo në një intervistë për Telegrafin tregon se cili ishte statusi që dëshironte të merrte Kosova në ato momente të vështira.
“Kushtetuta e ’74-ës ka garantuar disa të drejta sa i përket autonomisë, të drejta relativisht të mëdha për shqiptarët, ndërsa është tjetër se sa janë zbatuar në praktikë. Edhe më herët lëvizjet e shqiptarëve kanë pretenduar Republikë ose njësi e barabartë me njësitë tjera, sepse ishim popullata e tretë për nga numri në ish Jogusllavi, vetëm serbët dhe kroatët kishin numër më të madh. Kurse kishte statusin e Republikës edhe Sllovenia që kishte numër më të vogël të banorëve se Kosova, edhe Maqedonia si dhe njësitë tjera. Ne u vumë para situatës që me politikën ekspansioniste serbe, të përpiqemi që maksimalisht ta mbrojmë edhe atë autonomi, sepse rrezikohej”, ka thënë ajo.
Tërmkolli ka thënë se në atë periudhë kishin ndodhur ngjarje të mëdha, sidomos në raportet Kosovë-Serbi.
“Përpjekjet e Serbisë për të suprimuar autonominë, për ta futur Kosovën në okupim dhe për të zhvilluar pretendimet e tyre siç u panë më vonë. Pra ishte kohë e rëndë për të gjithë shqiptarët, andaj të gjithë përpiqeshin që të mos bëheshin ndryshime kushtetuese. Ne e dimë shumë mirë lëvizjet e mëdha që ndodhën në atë kohë në vitin ’88-’89, është greva e njohur e minatorëve që bëri bujë në opinionin ndërkombëtar, mandej marshet e mëdha të shqiptarëve që vinin në Kosovë në funksion të mbrojtjes së asaj kushtetute që e kishim fituar me shumë mund ne”, është shprehur ajo.
Ndër të tjera Tërmkolli ka thënë se është mirë që në ditët e sotme të kujtohet ajo kohë që të mos harrohet historia.
“Ajo kohë është mirë të kujtohet në funksion të asaj sa kemi mësuar nga krejt ato pësime që i kemi pasur në gjithë historinë tonë më të re. Është mirë të kujtohet si një lëvizje e mirë e shqiptarëve që filloi dhe kulmoi me vitin ’89 me themelimin e LDK-së, por si paraprijëse ishin krejt ato lëvizje që ishin vënë në funksion të mbrojtjes së interesave të Kosovës dhe qytetarëve, duke e mbrojtur Kushtetutën e 74’ës, dhe duke kërkuar barazi dhe shkëputje në kuptimin e njohjes së pavarësisë. Është mirë të kujtohen në këtë prizmë, dhe të mos na përsëriten gabimet e historisë që jo rrallë herë po përsëritën, sepse me gjasë nuk po dimë ose nuk po duam të mësojmë nga gabimet e së kaluarës”, ka thënë ajo.
Thotë se Kosova është e pavarur, mirëpo thekson se statusi që fitohet duhet ditur si të mbahet.
“Gjendja e pakrahasueshme është sot sepse jemi shtet i pavarur, por ajo çka duhet të marrim mësim gjithmonë është që edhe mund të fitohen statuse, mirëpo edhe duhet ditur si t’i mbajmë. Në fakt po dëshmojmë që jo vetëm që nuk po dimë t’i mbajmë, por përkundër deklaratave, kjo politikë aktuale është duke punuar kundër interesave të qytetarëve. Ne po i shohim raportet me Serbinë, ajo nuk është ndalur asnjëherë të punojë kundër Kosovës dhe nuk do të ndalet edhe kohë të gjatë. Serbia mund të ketë sukses vetëm atëherë kur ne punojmë kundër vetës, dhe kundër interesit të qytetarëve, përndryshe, është dëshmuar që sa herë kemi punuar për interesa të qytetarëve Serbia asnjëherë nuk ka mundur të na dëmtojë”, ka deklaruar ajo./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025