LAJMI I FUNDIT:

U dyshua për rrëzimin e një avioni, policia nuk gjeti asgjë në Bujkovci të Shkupit

U dyshua për rrëzimin e një avioni, policia nuk gjeti asgjë në Bujkovci të Shkupit

Policia është tërhequr pasi nuk ka gjetur asgjë në zonën e fshatit Bujkovci, rajoni i Shkupit, njofton TV21.

Sipas informacioneve të banorëve, ata pretendojnë se kanë parë një objekt fluturues që më pas është zhdukur. E gjithë kjo ka ndodhur pasditen e sotme teksa zona është përfshirë nga një stuhi e fortë.

Sonte vonë të gjitha njësitet policore janë tërhequr, ndërsa MPB-ja ka thënë se nuk është gjetur asgjë.


Raportohet për avion të dyshimtë që është rrëzuar afër Aeroportit të Shkupit, policia në terren
Lexo po ashtu Raportohet për avion të dyshimtë që është rrëzuar afër Aeroportit të Shkupit, policia në terren

Më herët drejtori i Agjencisë së Aviacionit Civil ka konfirmuar se nuk është raportuar asnjë incident.

Në aeroportin e Petrovecit, i cili nuk është shumë larg fshatit, konfirmojnë se qarkullimi ajror po zhvillohet normalisht dhe janë realizuar të gjitha ngritje-uljet.