Tërhiqet autobusi i rrotulluar në aksidentin e komunikacionit në Veles (Foto)

Sot pasdite shërbimet rrugore tërhoqën autobusin i cili u rrotullua në aksin rrugor Shkup - Veles. Në këtë fatkeqësi humbi jetën një grua 68 vjeçare nga Shkupi dhe janë lënduar 27 udhëtarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Aksidenti i komunikacionit ndodhi të dielën rreth orës 18:50 në largësi prej 250 metra nga pika dimërore e NP "Rrugët e Maqedonisë". Autobusi "Neoplan" me targa të Shkupit, në pronësi të "Bus Travel", i drejtuar nga vozitësi A.N. (48) nga Shkupi, ka dalur nga korsia dhe ka rënë në humnerë./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
22/08/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals























































