Asistentja e terapisë profesionale u jep prindërve një këshillë të thjeshtë, por thelbësore, për ta bërë më të lehtë përshtatjen e fëmijëve që janë përzgjedhës në ushqim me shije të reja.

Për shumë familje, koha e ngrënies mund të jetë burim stresi, si për fëmijët, ashtu edhe për prindërit apo kujdestarët. Ndërsa disa fëmijë kanë vështirësi të pranojnë shije dhe tekstura të reja, të tjerë refuzojnë plotësisht të dalin nga zona e tyre e rehatisë.


Sipas të dhënave të Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar (NHS), është krejtësisht normale që fëmijët, veçanërisht ata të vegjël, të refuzojnë të hanë ose edhe të provojnë ushqime të reja.

Edhe pse kjo shpesh i shqetëson prindërit, ekspertët theksojnë se nëse fëmija është aktiv, shton peshë dhe duket i shëndetshëm, nuk ka arsye për panik.

Metoda e ushqyerjes për fëmijët përzgjedhës

Më e rëndësishmja është që fëmija të konsumojë të paktën një ushqim nga çdo grup bazë ushqimor: fruta dhe perime, karbohidrate (si buka, orizi, patatet), produkte të qumështit (ose zëvendësuesit e tyre) dhe burime proteinash.

Për t’i ndihmuar më shumë prindërit dhe kujdestarët, një asistente e terapisë profesionale me përvojë shumëvjeçare në punën me fëmijët publikoi një video me titull: “Kjo është arsyeja e vërtetë pse fëmija juaj refuzon ushqimin e ri”, duke treguar hapat që ajo përdor për futjen graduale të ushqimeve të reja te fëmijët që janë shumë përzgjedhës në ngrënie.

Në përshkrimin e videos, ajo ndau edhe përvojën e vet personale:

“Edhe unë kam qenë fëmijë përzgjedhës. Prindërit më detyronin të provoja ushqime të reja, por nëse nuk më pëlqenin pas disa kafshatave, ata nuk m’i ofronin më.”

“Mendoja se nëse diçka nuk më përshtatej pas dy provash, kjo do të thoshte që nuk do ta doja kurrë. Dhe sapo ta largohesha nga pjata disa herë, ajo zhdukej përgjithmonë nga menyja ime”, shtoi terapistja, transmeton Telegrafi.

@unpicky.kids I was the “picky eater.” My parents made me try new foods— but if I didn’t like it after a couple bites, they figured that was that. I thought not liking something after 2 tries meant I never would. And once I pushed it away a few times, it disappeared from my plate for good. But when I became a pediatric OTA, I learned: 🧠 Tastes change. But only if the food sticks around. 👉 It can take 20+ exposures for a child to feel safe enough to even try a new food. So when your kid pushes it away—or ignores it completely? Sometimes it’s just unfamiliarity. 🍇 Let the food live on the plate. 🍇 No pressure. No drama. Because the goal isn’t “get them to like it.” It’s: help them feel safe with it first. ⸻ If meals feel really hard and you think something deeper might be going on—like ARFID, sensory needs, or trauma around food—comment SUPPORT and I’ll send you some next steps. If you’re just feeling stuck and want mealtimes to feel easier and calmer… Comment EASY and I’ll DM you the 5 things I stopped doing that helped most.
♬ Figure It Out - Blu DeTiger


Një qasje më efektive ndaj fëmijëve dhe ushqimeve të reja

Vetëm kur filloi të punonte si asistente e terapisë profesionale me fëmijët, ajo e kuptoi se ky nuk ishte qasja e duhur. “Shijet ndryshojnë me kohën, por vetëm nëse një ushqim mbetet i pranishëm”, shpjegoi ajo.

Disa fëmijë kanë nevojë të ekspozohen ndaj një ushqimi mbi 20 herë përpara se të ndihen mjaftueshëm të sigurt për ta provuar. Për këtë arsye, ajo thekson se prindërit duhet të kenë durim dhe vazhdimësi gjatë futjes së ushqimeve të reja dhe të kuptojnë se refuzimi fillestar nuk do të thotë se fëmija nuk e pëlqen atë ushqim.

“Pra, kur fëmija juaj e shtyn diçka mënjanë ose bën sikur nuk e sheh, ndonjëherë është thjesht sepse ajo është e panjohur për të”, shpjegoi ajo.

Në video, ajo dha një shembull me rrushin, të cilin ia vendosi fëmijës në pjatë për 11 ditë me radhë. Iu deshën disa ditë që fëmija ta vinte re, dhe kur e provoi për herë të parë – e pështyu. Por pas disa ditësh, e hëngri dhe filloi ta pëlqente.

Ajo këshillon që ushqimi i ri të jetë gjithmonë prezent në pjatë, por pa e theksuar apo dramatizuar situatën, në mënyrë që të mos krijohet ndjesia e presionit.

“Qëllimi nuk është që atyre t’u pëlqejë menjëherë. Qëllimi është që ata të ndihen të sigurt pranë atij ushqimi”, theksoi terapistja.

Nëse megjithatë keni përshtypjen se fëmija juaj ka vështirësi më të mëdha me ushqimin – për shembull, refuzon pothuajse gjithçka pavarësisht sa shpesh i ofrohet, kjo mund të jetë shenjë e një çrregullimi më të thellë, si ARFID (çrregullim i shmangies së ushqimit), vështirësi ndijimore ose trauma të lidhura me ushqimin.

Në raste të tilla, rekomandohet konsultimi me pediatrin ose me ekspertë të zhvillimit dhe ushqyerjes së fëmijëve. /Telegrafi/