LAJMI I FUNDIT:

Tentojnë t’i korruptojnë policët, arrestohen

Tentojnë t’i korruptojnë policët, arrestohen

Policia e Shqipërisë ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit me iniciale L. H., dhe shtetasin me iniciale D.D, të cilët kanë tentuar t’i korruptojnë punonjësit e Policisë Rrugore me qëllim që t’i shmangeshin masës administrative.

Rasti i parë ka ndodhur në Tiranë, ku një i dyshuar ka tentuar të korruptojë punonjësit e Patrullës së Përgjithshme për të shmangur kontrollin e dokumentacionit për lëndën drusore që transportonte, arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit shtetasi L. H., 39 vjeç, banues Tiranë.

Në momentin që Patrulla e Përgjithshme i ka kërkuar dokumentacionin për lëndën drusore, drejtuesi i automjetit ka tentuar t’i japë 1000 lekë punonjësit të Policisë, për t’iu shmangur këtij kontrolli.


Kurse rasti tjetër ka ndodhur në Librazhd të Elbasanit, i cili i ka ofruar ryshfet punonjësit të Policisë Rrugore me qëllim që t’i shmangej masës administrative.

“Arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit shtetasi D.D, 51 vjeç, banues në fshatin Katjel Librazhd. Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Urakë – Qaf Thanë, është ndaluar nga Patrulla e Policisë Rrugore, për arsye se ka qenë duke drejtuar mjetin tip “Benz” në shkelje të Kodit Rrugor. Në momentin e ndalimit ky shtetas ka tentuar t’i jap 1000 lekë punonjësit të Policisë Rrugore me qëllim që t’i shmangej masës administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit”, ka njoftuar Policia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Qeveria merr vendimin, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Qeveria merr vendimin, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Lajme
Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

Siguri
A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Lajme
​Shoqatat e dala nga lufta bëjnë homazhe në Prekaz, Jashari: Në qeveri ka njerëz anti-UÇK

​Shoqatat e dala nga lufta bëjnë homazhe në Prekaz, Jashari: Në qeveri ka njerëz anti-UÇK

Lajme
Osmani pritet nga Rifat Jashari në Kullën e Jasharajave: Mbesin dritë udhërrëfyese për ne

Osmani pritet nga Rifat Jashari në Kullën e Jasharajave: Mbesin dritë udhërrëfyese për ne

Lajme
Kalo në kategori