LAJMI I FUNDIT:

Tentojnë të hipin mbi veturë, polici amerikan rrit shpejtësinë dhe “merr me vete” disa demonstrues – lëndohen 12 persona

Tentojnë të hipin mbi veturë, polici amerikan rrit shpejtësinë dhe “merr me vete” disa demonstrues – lëndohen 12 persona

Një veturë e policisë amerikane u fut në mes të turmës së protestuesve që bërtisnin në Detroit, ku më pas polici rriti shpejtësinë duke tentuar të “rrëzojë” demonstruesit që u munduan të hipin mbi mjet.

Sipas dëshmitarëve, vetura ka goditur 12 protestues ku shumë prej tyre kanë pësuar lëndime trupore, transmeton Telegrafi.

Polici që ishte brenda veturës po tentonte të kalonte kur demonstruesit ia bllokuan rrugën, në një moment ata u bën agresiv dhe ai u detyrua ta rrit shpejtësinë, duke i “marrë me vete” disa prej tyre.


Videoja që është filmuar të dielën mbrëma, shfaq momentin rrëqethës kur vetura lëviz me shpejtësi, dhe protestuesit që ishin varur mbi veturën përplasen për tokë – madje disa prej tyre polici i “merr me vete”.

Deri më tani nuk dihet identiteti i policit që ishte brenda veturës, apo emrat e demonstruesve që kanë pësuar lëndime trupore nga ky veprim.

Kujtojmë që demonstratat e dhunshme kanë shpërthyer në mbarë SHBA-të që nga vdekja e afro-amerikanit George Floyd, derisa policët po tentonin ta arrestonin dhe njëri prej tyre i mbajti gjurin në qafë për mbi 7 minuta. /Telegrafi/