LAJMI I FUNDIT:

Tentoi të fuste në Kosovë pije alkoolike nga Serbia, dogana sekuestron mallrat

Tentoi të fuste në Kosovë pije alkoolike nga Serbia, dogana sekuestron mallrat

Dy raste të kontrabandimit të mallrave janë zbuluar sot nga Dogana e Kosovës.

Rastet e kontrabandimit të mallrave kanë ndodhur në zonën kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, transmeton Telegrafi.

“Njësia e TASK FORC-ës -Lindje e përberë nga Dogana dhe Policia Kosovës në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në zonën kufitare SRB-RKS”, thuhet në njoftimin e bërë nga Dogana.


Më tej, thuhet se në brezin kufitar që lidh fsh.Breznice-SRB me fsh.Karaqeve e poshtme -RKS nga njësitet e lartcekura është ndaluar automjeti VW passat me targa serbe.

“Gjatë kontrollit të automjetit është parë se i njëjti kishte të ngarkuar mallra si te fshehura (pije alkoolike – birra) në tentim për të i kontrabanduar. Po ashtu nga njësitet e Doganës është kryer edhe një kontroll në një lokal ku ishin të destinuara mallrat, ku edhe aty janë hasur mallra (pije alokoolike) me prej ardhje nga Serbia pa dokumentacion përkatës”, theksohet në njoftim.

Mallrat janë sekuestruar dhe rasti është duke u trajtuar nga njësitet relevante të Doganës së Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori