LAJMI I FUNDIT:

Tentim vrasje në Prishtinë

Tentim vrasje në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një tentim vrasje në rrugën “Rexhep Kabashi” të kryeqytetit, mbrëmjen e djeshme.

“Mbrëmë rreth orës 22:45, policia  ka marrë informacionin se në rrugën ‘Rexhep Kabashi’ në Prishtinë,  ka pasur të shtëna me armë zjarri. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes”, ka njoftuar policia.

Policia thotë se me të dalë në vendin e ngjarjes ata kanë konstatuar se ka të bëjë me vrasje në tentativë  ku  nga arma e zjarrit ka marrë plagë viktima: L. Sh, mashkull, 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili menjëherë është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.


Policia gjithashtu ka bërë edhe identifikimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar. H. S, mashkull 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Lidhur me rastin në fjalë, ekipet policore kanë konfiskuar për ekzaminim të mëtejmë:

Një pistoletë Ekol special 99 (cal. 9mm) si dhe një karikator me tre fishekë.

Personi i dyshuar është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit të shtetit për përfundimin e procedurave të nevojshme policore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Drejtësi
Ende s’ka përditësim të rezultateve nga numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike

Ende s’ka përditësim të rezultateve nga numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike

Politikë
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Lajme
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme

"Është koha që KEDS dhe Qeveria të japin llogari", Sejdiu ngre dyshime për transparencën e KEDS-it

Lajme
Kalo në kategori