LAJMI I FUNDIT:

Tensionet tek Mesdheu lindor, Turqia shprehet e gatshme për negociata me Greqinë

Tensionet tek Mesdheu lindor, Turqia shprehet e gatshme për negociata me Greqinë

​Turqia thotë se anija e saj e Oruc Reis do të kryejë kërkime sizmike në një zonë të diskutueshme të Mesdheut lindor deri më 12 shtator.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, deklaroi të martën se vendi i tij është i hapur për dialog me Greqinë për sa i përket ndarjes së drejtë të burimeve në Mesdheun lindor.

Duke folur në një konferencë për shtyp, i njëjti akuzoi gjithashtu Greqinë për “akte provokuese”, pasi kjo e fundit me mbështetjen e Bashkimit Evropian, kërcënoi Ankaranë me implementimin e sanksioneve.


“Ne favorizojmë zgjidhje të përbashkët me Greqinë, derisa jemi të hapur të negociojmë për ndarjen e barabartë të burimeve në Mesdheun lindor”, deklaroi Çavusoglu. /Telegrafi/