LAJMI I FUNDIT:

Tensionet në veri, Gjykata Themelore ua ndalon dy serbëve hyrjen për tri vjet në Kosovë

Tensionet në veri, Gjykata Themelore ua ndalon dy serbëve hyrjen për tri vjet në Kosovë

Ish pjesëtari i ushtrisë Jugosllave Sinisha Jetviq dhe polici Ivan Sekuliq të akuzuar për huliganizëm dhe armëmbajtje pa leje në protestat në Leposaviq janë gjetur fajtor nga Gjykata në Prishtinë.

Sinisha Jevtiq u dënua me burgim prej 6 muajsh për veprën penale të pjesëmarrjes në turma dhe huliganizmi, shkruan kallxo.com.

Dënimi me burg do të zëvendësohet në dënim me gjobë, në lartësi prej 7,000 eurosh.


Ndërsa Ivan Sekuliq për veprën penale të pjesëmarrjes në turmë që kryejnë vepra penale dhe huliganizmi u dënua me burgim prej 6 muajsh, i cili po ashtu do të i kthehet në gjobë.

Kurse për armëmbajtje pa leje u dënua me gjobë në shumë prej 2,000 eurosh.

Ivan Sekuliq i shqiptohet dënimi unik me gjobë prej 9,000 euro.

Të dyve gjykata ua shqiptoi dënimet plotësuese – dëbimi nga territori i Kosovës dhe ndalim hyrje në territor të Kosovës për 3 vite.

Gjithashtu u urdhërua konfiskimi i sendeve të sekuestruara në kohën e kryerjes së veprës penale.

Në seancën e djeshme pas leximit të aktakuzës gjatë shqyrtimit fillestar kur u përballën me pyetjen se si ndihen karshi këtyre akuzave, Sinisha Jevtiq dhe Ivan Sekuliq u deklaruan se ndihen fajtor.

Ivan Sekuliq shprehu keqardhje për veprën që ka kryer dhe deklaroi se “pendohem sinqerisht dhe më vjen keq që e kam pru gjykatën dhe familjen time në këtë situatë”.

Kurse, prokurorja speciale Fikrije Fejzullahu tha se “duke pasur parasysh faktin se të akuzuarit që nga fillimi i procedurës penale kanë pasur mbrojtësit e tyre dhe mundësinë e konsultimit të mjaftueshëm me ta, prokuroria konsideron se pranimi i fajësisë është në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale në njërën anë dje me provat materiale me të cilat është mbështetur aktakuza”.

Kryetari i trupit gjykues, Vesel Ismaili, mori aktvendim që të pranohet pranimi i fajësisë për të akuzuarit.

Shpallja e aktgjykimit pritet të bëhet nesër më datë 3 gusht 2023. Në fjalën e saj përfundimtare, prokurorja propozoi që gjykata të njëjtit të i shpallë fajtorë dhe si rrethanë rënduese propozoi që gjykata ta ketë parasysh faktin që të akuzuarit me vetëdije të plotë kanë përgatitur veprimet e tyre që paraqesin rrezik në shoqëri. Kurse pranimin e fajësisë Prokurorja e përmendi si rrethanë lehtësuese.

Sinisha Jevtiq në fjalën përfundimtare tha “sinqerisht pendohem që e kam rrezikuar jo vetëm vetëm por edhe familjen time, në të ardhmen do shikojë punët e mija dhe familjen time”.

Ndërsa mbrojtja e Sinisha Jevtiq propozoi që gjykata të marrë si rrethanë lehtësuese pranimin e fajësisë, bashkëpunimin me organet e drejtësisë si dhe pendesën e shprehur.

Të njëjtat rrethana lehtësuese i propozoi edhe mbrojtja e Ivan Sekuliq, avokati Lubomir Pantoviq.

I njëjti propozoi që të i shqiptohet dënim unik me burgim, i cili nuk duhet të jetë më i lartë se 6 muaj dhe të zëvendësohet me dënim me gjobë.

Në dosjen e Prokurorisë Speciale të siguruar nga KALLXO.com thuhet se i pandehuri Sinisha Jevtiq ka qenë pjesëtar i ushtrisë Jugosllave dhe i dekoruar edhe me medalje nga Millosheviqi, për merita në luftën e Koshares.

Të njëjti ishin arrestuar në fund të majit në pikën kufitare në Jarinjë kurse Prokuroria Speciale ndaj tyre ka ngritur aktakuzë në 20 korrik.

Sipas aktakuzës së siguruar nga Kallxo.com të njëjtit me datë 30 maj kanë kaluar pikën kufitare të Jarinës në Leposaviq të armatosur me thika, çekiç, flamuj të Serbisë, spika metalike, sprej, maska dhe mjete të tjera të rrezikshme.

Dosja e Prokurorisë shtjellon se të njëjtit ishin bashkangjitur turmës së dhunshme të demonstruesve serb me ç’rast demonstruesit kanë ushtruar dhunë të pakontrolluar me mjete shpërthyese të improvizuara, ku ishin lënduar së paku 30 pjesëtarë të KFOR-it prej të cilëve 3 janë lënduar nga plumbat e armëve të zjarrit.

Përveç kësaj, sipas aktakuzës janë shkaktuar edhe dëme materiale ndaj makinave të KFOR-it si dhe makinave të gazetarëve duke përfshirë edhe djegien e plotë të disa automjeteve.

Ndërsa sa i përket të akuzuarit Ivan Sekuliq aktakuza thotë se gjatë demonstratës ai është ndaluar nga policia kufitare dhe gjatë kontrollit në makinë i janë gjetur katër piper sprej në bagazh të cilat nuk ka qenë i autorizuar t’i mbante, të cilat më pas i janë konfiskuar.

Andaj, Prokuroria Speciale të akuzuarit i ngarkon me veprën penale të pjesëmarrjes në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi e cila inkriminohet me nenin 404 të Kodit Penal.

Ndërsa, Ivan Sekuliq ngarkohet me mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve e inkriminuar me nenin 366 të Kodit Penal.

Sipas dosjes së Prokurorisë Sinisha Jetviq në polici gjatë intervistimit kishte deklaruar se qëllimi i vizitës së tij në Kosovë ka qenë për pjesëmarrje në ceremoni fetare.

Në trend Lajme

Më shumë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Kalo në kategori