Thuhet se ka pasur një zënkë të keqe mes trajnerëve Luciano Spalletti dhe Max Allegri në dhomën e shtypit pas fitores së Napolit me rikthim ndaj Juventusit.

Kalidou Koulibaly dhe Matteo Politano shënuan për Napolin, duke e bërë të pavlefshëm folin e Alvaro Moratas, pasi ndeshje në “Diego Armando Maradona”, u mbyll 2-1 për nikoqirët.


Pas ndeshjes, Sky Sport Italia raportoi se dy trajnerët kishin zënkë verbale me tona të larta në dhomën e shtypit.

7e5888270f449fd188250de980b3b77b

Sipas gazetarëve që ishin të pranishëm, Spalletti ishte i irrituar me Allegrin që ka thënë se gabimet e Juventusit kishin bërë që Napoli të shënonte golat.

Sipas Spallettit trajneri kundërshtar duhet t’i jepte merita ekipit të tij për fitoren.

Spalletti komentoi veten në konferencën për shtyp mbi atë që kishte ndodhur.

"Unë shkova ta përshëndes atë pas ndeshjes dhe ai vetëm vazhdoi të ecte dhe më injoroi", deklaroi ai. /Telegrafi/

telegrafi sport app