Manchester United ka fituar trofeun e parë sezonal, pasi në finalen e EFL Cup ka triumfuar ndaj Newcastle United.
Ishte një fitore e pastër nga Djajtë e Kuq, që triumfuan me rezultat 2-0 falë golave nga Casemiro dhe Marcus Rashford.
Me ardhjen e trajnerit Erik Ten Hag gjërat janë përmirësuar ndjeshëm te Djajtë e Kuq dhe holandezi është i lumtur për këtë gjë.
Kur u pyet se cilët janë tre futbollistët kyç për rilindjen e United, Ten Hag nuk ngurroi t’i tregonte emrat e tyre.
“David De Gea, Raphael Varane dhe Casemiro. Është e nevojshme të kesh lojtarë të tillë për të udhëhequr skuadrën. Ata më shërbejnë dhe ndihmojnë edhe mua si trajner”, tha Ten Hag.
Ish-trajneri i Ajax ka thënë se jo vetëm në aspektin teknik, por për mentalitetin që kanë tre futbollistët në fjalë.
“Nuk flas vetëm në aspektin teknik, por sidomos për mentalitetin fitues që sjellin në dhomat e zhveshjes”.
“Këtu ekziston një uri e madhe për trofe, pasi United është mësuar të fitojë gjithmonë”, ka deklaruar pas ndeshjes finale trajneri holandez. /Telegrafi/