LAJMI I FUNDIT:

Temperaturat në Arktik – qershori, më i nxehti i regjistruar

Temperaturat në Arktik – qershori, më i nxehti i regjistruar

Temperaturat në Arktikun siberian arritën nivele rekord në qershor me disa zona ku termometri shkoi deri në 10 gradë Celsius.

Shkencëtarët thonë se i nxehti ka ndihmuar zjarret në rajon duke rezultuar në çlirimin e paprecedentë të 59 milionë tonëve dioksid karboni.

Moti i nxehtë në verë nuk është i pazakontë në qarkun arktik, por muajt e fundit janë parë temperatura si jo zakonisht të larta.


Arktiku besohet se po ngrohet dy herë më shpejt se sa mesatarja globale.

Carlo Buontempo, drejtor i programit të Bashkimit Evropian të vëzhgimit të Tokës, Copernicus, tha se tendenca është shumë shqetësuese.

Shkencëtarët e Copernikus thonë se rajoni ka parë një rritje mesatare të temperaturave prej 5 gradësh Celsius.

Kjo është më shumë se një gradë më e lartë se dy qershorët e tjerë më të nxehtë të regjistruar në 2018 dhe 2019, raporton TCh.

Një qytet siberian, Verkhojansk, arriti një temperaturë prej 38 gradësh Celsius më 20 qershor, 18 gradë më e lartë se temperatura mesatare maksimale ditore për muajin. Ndërsa më herët këtë qershor, pjesë të Siberisë regjistruan temperaturën 30 gradë Celsius.

Ndërkohë, rreth 246 zjarre, që mbulojnë një sipërfaqe prej më shumë se 1400 km katror, u regjistruan në rajon më 6 korrik.

Në trend Botë

Më shumë

"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun

Botë
Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Amerika
Trump deklaron se do të kandidojë përsëri në 2028 - a është e mundur?

Trump deklaron se do të kandidojë përsëri në 2028 - a është e mundur?

Amerika
Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë

Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë

Botë
Netanyahu: Të gjitha pengjet do të lirohen dhe Hamasi do të shkatërrohet

Netanyahu: Të gjitha pengjet do të lirohen dhe Hamasi do të shkatërrohet

Azia
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Botë
Kalo në kategori