LAJMI I FUNDIT:

Temat që do të diskutohen në takimin e qeverive të Kosovës e Shqipërisë

Temat që do të diskutohen në takimin e qeverive të Kosovës e Shqipërisë

Energjetika dhe shkëmbimet tregtare Kosovë-Shqipëri do të jenë temat kryesore që diskutohen në mbledhjen e përbashkët ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, që do të mbahet më 3 qershor në Prishtinë.

Këtë e ka bërë të ditur për KosovaPress ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, i cili ka treguar se marrëveshja që Kosova do të ketë për portin e Durrësit, është shumë më e lehtë e realizueshme. Ndërsa, sa i përket energjetikës ka pengesa nga Serbia, e cila nuk po lejon që Kosova të ketë pavarësinë e saj në këtë fushë.

Minxhozi beson që edhe kjo pengesë, nën trysnin e ndërkombëtarëve të tejkalohet.


“Ne mendojmë që porti i Durrësit është më i shpejtë dhe kjo mund të ndodh brenda muajit qershor-korrik për t’u marrë vendimet. Ndërsa për energjinë elektrike, ana ndërtimore do të përfundojë, pastaj do të shikojmë. Është një problem ende për sa i përket rrjetit energjetik të Kosovës, për të pasur një pavarësi të saj, në mënyrë që ajo të ketë mundësinë që të komunikoj drejtpërdrejtë me Shqipërinë, por është një problem besoj që edhe me trysnin ndërkombëtare duhet të zgjidhet”, tha Minxhozi.

Ai tha se arritja e marrëveshjes energjetike do të bëjë që të dyja vendet të kenë përfitime të mëdha, si në çmimin e rrymës, ashtu edhe në furnizim.

Të rëndësishme e ka cilësuar edhe marrëveshjen për aktivizimin e portit të Durrësit nga ana e Kosovës, ku sipas tij, kjo marrëveshje do të eliminojë barrierat që hasin bizneset gjatë transportit të mallrave. Sipas tij, shumë shpejtë pritet që në portin e Durrësit të vendoset pika doganore e Kosovës.

Minxhozi shtoi se në këtë takim do të jenë pjesëmarrës i gjithë kabineti i Qeverisë së Shqipërisë.
Ndryshe, ky është takimi i tretë që mbahet mes dy qeverive. Takimi i parë ishte mbajtur në Prizren në vitin 2014 , i dyti në Tiranë në vitin 2015. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Kalo në kategori