Telefonata që emocionoi dhe përloti Arjola Demirin, dëgjon zërin e fëmijëve pas më shumë se 48-të ditësh
Foto: Top Channel
Para 3 vitesh
Linku i lajmit u kopjua
Sonte (e premte) një befasi e këndshme dhe emocionues në Big Brother VIP ka ardhur për aktoren, Arjola Demiri.
“Vëllai i Madh” vendosi që njërit prej banorëve të i ofrohet mundësia që të flas me një person të afërt nga jashtë përmes një telefonate.
Të gjithë banorët unanimisht vendosën që kjo mundësi të i ofrohej Arjolës, e cila kërkoi të fliste me fëmijët e saj.
Pas më shumë se 48 ditësh qëndrimi brenda, aktorja për herë të parë dëgjoi zërin e fëmijëve të saj, në një moment që u përcoll me shumë emocione, ku përveç saj u përlotën të gjithë banorët.
Ndërkohë, kujtojmë që sonte nga shtëpia e Big Brother VIP u largua modeli dhe ish-futbollisti, Kledi Hysa. /Telegrafi/
* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.