Teksa Nice luan në Ligue 1, Balo preferon të shikojë derbin e Milanos në San Siro së bashku me një bukuroshe (Foto)

Derbi mes Milanit dhe Interit ka filluar me dy koreografi të mëdha.
Por, pasi kamerat fokusuan te puna e madhe e tifozëve në shkallët e stadiumit dhe te presidenti Silvio Berlusconi, në plan të parë doli Mario Balotelli.
Sulmuesi italian ishte i shoqëruar nga një bukuroshe, identiteti i të cilës ende nuk dihet.
Vlen të theksohet se edhe Nice e tij është duke luajtur teksa ai shikon derbin.
Balo nuk luajti me klubin francez për shkak të suspendimit nga kartonët. /Telegrafi/


Nga
Telegrafi
20/11/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































