Teksa e dekoron pemën e Vitit të Ri, Adelina Thaçi i bën një dedikim Cimës

Humoristi i njohur shqiptar, Rasim Thaçi-Cima, ndërroi jetë në mars të këtij viti.
Ai vdiq si pasojë e komplikimeve me COVID-19, ndërsa po trajtohej në Klinikën Infektive në Prishtinë.
Humbja e aktorit ka lënë një zbrazëti të madhe në artin shqiptar e po ashtu edhe tek kolegët e familjarët.

Së fundmi ka qenë vajza e tij, artistja Adelina Thaçi-Meta, e cila e ka përkujtuar të atin.

Me rastin e festave të fundvitit, këngëtarja ka dekoruar pemën e Vitit të Ri, ku ka marrë vëmendje një detaj i veçantë.

“Në kujtime gjyshi Cim”, shkruhet në dekorimin e bredhit.
Cima ka lënë pas bashkëshorten dhe tre fëmijët: Adelinën, Artanin dhe Burimin. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
























































