Shfaqja “Vetmi në Perëndim” e Teatrit të Pogradecit të premten mbrëma vjen në Prizren.

Kjo vepër është realizuar me regji të Orges Karaga nga trupa e Pogradecit me tekst të autorit irlandez, Martin McDonagh.


Sipas njoftimit të Teatrit “Bekim Fehmiu” bëhet fjalë për një komedi të zezë që publikun nuk e lë indiferent, raporton Telegrafi.

“Një vepër që ndërthur humorin e mprehtë me thellësinë emocionale, ku dy vëllezër të përfshirë në zënka të pafundme, një prift i trazuar dhe një qytet i vogël me ngjarje të errëta na çojnë në reflektim për marrëdhëniet njerëzore dhe faljen”, thuhet në përshkrimin e shkurtër për shfaqjen në fjalë. /Telegrafi/