LAJMI I FUNDIT:

Të veshur me rroba të policisë dhe armatosur deri në dhëmbë, futen në gjykatë për ta liruar bosin e bandës MS-13 – vrasin tre zyrtarë policorë

Të veshur me rroba të policisë dhe armatosur deri në dhëmbë, futen në gjykatë për ta liruar bosin e bandës MS-13 – vrasin tre zyrtarë policorë

Një grup prej 20 personave të armatosur me armë të gjata, janë futur në ndërtesën e gjykatës dhe kanë qëlluar për vdekje tre zyrtarë policorë. E gjitha është bërë për të liruar liderin e bandës MS-13, Alexander “El Porky” Mendoza në Honduras.

Kamerat e sigurisë shfaqin grupin e personave të armatosur që ishin veshur me uniforma të kamufluara të policisë, që përplasen në një moment me policët e vërtetë para se ta lironin Mendozan në qytetin El Progreso, 108 milje nga kryeqyteti i këtij vendi, transmeton Telegrafi.

Mendoza ishte dënuar me 20 vite burgim në vitin 2015, për vrasjen e dy prokurorëve, ndërsa ai në ato momente po transportohej drejt sallës së gjyqit për një seancë dëgjimore.


Në anën tjetër presidenti i vendit Juan Orlando Hernandez, ka ofruar një shpërblim prej dy milionë lempiras (62 mijë funte) për informacione që do të ndihmonin në kapjen e Mendozas.

Videoja pesë minutëshe shfaq grupin e armatosur duke shtënë mbi policinë dhe ushtarët që ishin para ndërtesës së gjykatës. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=AaMucwSed1w&feature=emb_title

Në trend Botë

Më shumë
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Amerika
Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Botë
ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

Evropa
“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

Botë
Trump zotohet të vendosë tarifa 25% ndaj BE-së dhe pretendon se blloku është

Trump zotohet të vendosë tarifa 25% ndaj BE-së dhe pretendon se blloku është "formuar për ta dëmtuar SHBA-në"

Botë
Kalo në kategori