Kida dhe Ledri Vula prej disa ditësh kanë paralajmëruar për publikun një projekt të ri muzikor.

Dyshja e famshme e estradës njoftuan se po vijnë së shpejti me këngë të re, ndonëse nuk kanë zbuluar datën e saktë të lansimit.


Megjithatë, të njëjtit në rrjete sociale po vazhdojnë të ndajnë imazhe të tjera nga xhirimet e videoklipit.

Screenshot 3 92 Kida (Foto: Instagram)

Ka qenë Orhidea Latifi (emri i vërtetë) që ka shpërndarë të tjera poza përkrah reperit të njohur.

Kida dhe Ledri numërojnë edhe disa projekte të tjera të suksesshme si “Dale”, të cilën e sollën vitin e kaluar në bashkëpunim me Butrint Imerin.

Screenshot 4 77 Kida (Foto: Instagram)

Projekti deri më tani ka kaluar shifrën e 99 milionë klikimeve në platformën YouTube.

Kida gëzon vite të shumta në skenë dhe lirshëm mund të thuhet se është ndër të preferuarat e publikut shqiptar. /Telegrafi/