Te Southamptoni janë të dashuruar në Brojën - por Chelsea e ka në duar të ardhmen e sulmuesit shqiptar

Southamptoni është i mahnitur nga forma e Armando Brojës dhe duan ta transferojnë ende pa përfunduar ky edicon.
Sulmuesi shqiptar është anëtar i Chelseat, me blutë që e huazuan te The Saints deri në fund të këtij sezoni.
Por, trajneri i Southamptonit - Ralph Hasenhüttl ka thënë se ata po mundohen të gjejnë një rrugë për të arritur marrëveshje me Chelsean.
“Do të gjejmë bisedën e duhur me lojtarin, agjentët, klubin. Çfarë duan ata, çfarë duan Chelsea”.
“Semmens është në kontakt të ngushtë me Marinën dhe ata do të gjejnë rrugët e duhura”, ka thënë strategu i Southamptonit.
Chelsea e sheh Brojën si lojtar i së ardhmes së tyre, derisa të interesuara për të raportohet të jenë edhe tri skuadra nga Liga Premier. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals













































