Kryetari i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se në seancën e së shtunës do t’i prezantoj emrat e kabinetit qeveritarë, pasi sot ende nuk e ka listën e plotë nga subjektet politike në koalicion.

Ai ka thënë se janë duke bërë përgatitjet për seancën e nesërme që mund të mbahet pasdite.


“Është traditë që kur e thërret seancën, me kërkesë të dorëzohet edhe një jo program sepse programin do ta bëjmë publike më vonë, por një prezantim të qëllimit qeverisës dhe kabinetin qeveritar. Ende nuk i kam të gjitha emrat”, tha ai.