Agjencia e lajmeve ''MIA'', njofton se ministri grek i mbrojtjes dhe njëherit lider i partisë ''Grekët e Pavarur'', Panos Kamennos, insiston që të shkarkohet ministri grek për migrim, Janis Muzalas, për shkak se ky i fundit, e ka quajtur Maqedoninë, me emrin kushtetues e jo me shkurtesën IRJM, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kamennos ka theksuar se ministri Muzalas nuk gëzon mbështetjen e deputetëve të partisë ''Grekët e Pavarur'', prandaj duhet që të kthehet nga Brukseli dhe më pastaj kryeministri Alexis Tsipras, të vendosë për fatin e ministrit për migrim.


Ndryshe, ministri Janis Muzalas, në një intervistë televizive, e ka quajtur Maqedoninë me emrin e saj kushtetues dhe më pastaj ka kërkuar falje, duke thënë se ky ''gabim nuk korrespondon me qëndrimin dhe besimin e tij për çështjen kombëtare të IRJM-së''./Telegrafi/