Kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli e ka mbështetur këtë iniciative duke theksuar se gratë janë më krijuese.

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka deklaruar se puna me gratë është më konstruktive dhe se përfaqësimi i ulet i tyre në politike, vjen edhe si mungesë e kandidimit të tyre nga kryetaret e qarqeve.


"Sa më shumë gra të përfshihen në vendimmarrje, aq më të pakorruptuar do të ishin vendimet. Sot krahasuar me disa vite më parë ka një rritje të përfaqësimit të gruas. Nëse Shqipëria ka 12 qarqe, 30 për qind e përfaqësimit në lista duhet të ishin gra", citon Top-Channel fjalët e Ramës. /Telegrafi/