Ashtu siç pritej, kryeministri Albin Kurti është takuar me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama menjëherë pas nisjes së Forumit Strategjik të Bled në Slloveni.

Në këtë video, ata shihen të ulur pranë njëri-tjetrit, ku i ndan vetëm një karrige bosh.


Veç kësaj ata komunikojnë së bashku duke qeshur.

Ky është takimi i parë i tyre pas anulimi të mbledhjes së dy qeverive më 14 Qershor.

Ky forum do të zhvillohet sot dhe nesër në Slloveni  dhe përmban tre panele që do t’i referohen të ardhmes së Evropës dhe në lidhje me Partneritetin Lindor, Partneritetin Jugor dhe Ballkanin Perëndimor.

rama kurti sllovenivideo