LAJMI I FUNDIT:

Të punësuarit në Hekurudhat e Maqedonisë paralajmërojnë ndërprerje të obligimeve të punës

Të punësuarit në Hekurudhat e Maqedonisë paralajmërojnë ndërprerje të obligimeve të punës

Sindikata e pavarur e makinistëve dhe nëpunësve të hekurudhave të Maqedonisë, Organizata sindikale e të punësuarve në filialin e tërheqjes së trenave, Organizata sindikale SMM dhe Organizata sindikale e HM Transport SHA Shkup përfshihen drejt paralajmërimit për ndërprerje të obligimeve të punës përderisa nuk plotësohen kërkesat për pagesë të pagës dhe shpenzimeve të materialit dhe sigurimit shëndetësor.

Vendimi i tillë, siç kumtojnë sot është sjellur në mbledhjen e mbajtur dje. Në kumtesë citojnë se në këto organizata sindikale të anëtarësuar janë 90 për qind e të punësuarve në HM Transport.

Dje, gjithashtu, ndërprerje të obligimeve të punës paralajmëruan edhe anëtarët e Personelit të pavarur ekzekutiv dhe makinist.


Ata kërkuan deri të enjten të paguhet paga dhe shpenzimet e materialit për muajin tetor, përderisa nuk plotësohet kërkesa nga e premtja në mëngjes nuk do t’i kryejnë obligimet e punës.

Kryetari i Sindikatës së pavarur dhe personel ekzekutiv Dushko Çakarovski dje për MIA-n deklaroi se ata kërkojnë të zhbllokohet llogaria e cila sipas informatave të tyre është bllokuar nga data 2 e këtij muaji për shkak të borxhit prej 60 milion denarë për llogari të papaguar të energjisë elektrike ndaj firmës nga Bullgaria.

“Llogaria e firmës sonë është bllokuar në datën 2 nëntor nga një firmë individuale bullgare me emrin RISIVAR për energji elektrike të papaguar në vlerë prej 60 milion denarë dhe atë në kohën kur firma ka punuar në mënyrë më profitabile (kishte transport të emigrantëve ku shkuan ato mjete të mëdha) nga viti 2016 dhe nuk mundemi të funksionojmë. Kërkojmë nga strukturat më të larta në shtet në kohë të intervenojnë dhe ta zgjidhin këtë problem që të funksionojë hekurudha, ndërsa me atë edhe ekonomia në shtet”, deklaroi Çakarovski.

Ai shpreson se Ministria kompetente e Transportit dhe Lidhjeve dhe Qeveria do ta zgjidhin problemin dhe nuk do të vjen te ndërprerja e transportit të lëndëve të para për ekonominë dhe do të mund të qarkullojnë edhe trenat tranzitor ndërkombëtar.

Në trend Lajme

Më shumë
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Kronika e Zezë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
AGK-ja dënon gjuhën seksiste të këshilltarit të kryetarit Rama në drejtim të gazetares Statovci

AGK-ja dënon gjuhën seksiste të këshilltarit të kryetarit Rama në drejtim të gazetares Statovci

Lajme
Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Kronika e Zezë
U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Kalo në kategori