Rritja e rrogës minimale dhe rritja e paralajmëruar e pensioneve nuk do të tërheqë ribalanc të Buxhetit, sigurojnë nga Qeveria. Për të premten është paralajmëruar edhe takimi i parë për rritje të pensioneve, ndërsa zgjidhja do të sillet përmes dialogut me të gjitha palët e përfshira.
Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi dje në konferencë për shtyp, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, tha se për rritjen e rrogës minimale e cila duhet të jetë 18.000 denarë janë siguruar mjete nga Buxheti, ndërsa për pensionet ka para në Fondin për sigurim pensional dhe invalidor.
“Edhe për rrogën minimale edhe për pensionet nuk duhet të bëhet ribalanc. Ato tashmë janë planifikuar në Buxhet. Për pensionet, Fondi i sigurimit pensional invalidor të Maqedonisë (FSPIM) ka siguruar mjete për rritje të mundshme. Nuk duhet të shqetësohemi se do të marrim nga diku për t’u dhënë pensionistëve”, tha Bytyqi.
Sipas Bytyqit, raportet financiare të Fondit për sigurim pensional dhe invalidor për vitin e kaluar, si vit i pandemisë dhe krizës ekonomike, tregojnë se ka rritje të konsiderueshme të të ardhurave për shkak të lëvizjes së ekonomisë dhe të rrogave.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski paralajmëroi se të premten do të mbahet takimi i parë për mundësinë për ndryshim të metodologjisë për pensionet, e cila do të duhet të mundësojë rritje të qëndrueshme të pensioneve, por edhe se do të bëhen analiza për ndihmë financiare për pensionistët.
Pensionistët kërkojnë rritje të pensioneve duke pasur parasysh rritjen e shpenzimeve për jetë.
Paraprakisht, sindikatat kërkuan rritje të rrogës minimale në 18.000 denarë pas çka filluan negociatat në nivel të Këshillit ekonomik-social dhe u gjet zgjidhje e përbashkët për rritjen e rrogës minimale me subvencionim të kontributeve të dallimit nga 15.200 deri 18.000 denarë. Zgjidhja ligjore për rrogën minimale për momentin është në procedurë kuvendore./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë