Kuvendi i Kosovës këtë të martë po mban seancë solemne me rastin e 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Seanca nisi me intonimin e himeve shtetërore e kombëtare dhe një minutë heshtje për të gjitha viktimat e luftës.


I pranishëm është edhe Rifat Jashari, Bekim Jashari dhe disa anëtarë të tjerë të familjes heroike Jashari nga Prekazi i Skenderajt.

Po ashtu, në seancën solemne të Kuvendit prezent u pa edhe djali i ish-komandantit Agim Ramadani dhe Ramiz Lladrovci, vëllai i dëshmorit Fehmi Lladrovci. /Telegrafi/

429446862 409496914963767 3519168687331333685 n 1

scc

foto 2