Të paktën nëntë persona u vranë në Senegal në përleshjet midis policisë së trazirave dhe mbështetësve të liderit të opozitës Ousmane Sonko pasi një gjykatë e dënoi atë me dy vjet burg.
Përplasjet shpërthyen pas verdiktit të së enjtes, i cili mund të skualifikojë Sonkon, kundërshtarin më të ashpër të presidentit Macky Sall, nga konkurrimi në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Makinat dhe autobusët u dogjën në kryeqytetin Dakar dhe tensione u raportuan diku tjetër, duke përfshirë qytetin Ziguinchor, ku Sonko ka qenë kryetar bashkie që nga viti 2022.
“Ne kemi vërejtur, me keqardhje, dhunën që ka çuar në shkatërrimin e pronës publike dhe private dhe, për fat të keq, në nëntë vdekje në Dakar dhe Ziguinchor”, ka thënë ministri i Brendshëm, Antoine Diome në televizionin kombëtar të premten.
Sénégal: de violents affrontements font 9 morts, après la condamnation du principal opposant à la présidentielle pic.twitter.com/cpwdcPDyX8
— BFMTV (@BFMTV) June 2, 2023
Sonko, 48 vjeç, nuk mori pjesë në seancën për një sulm të dyshuar seksual, ku ai u akuzua për përdhunimin e një gruaje që punonte në një sallon masazhi në vitin 2021, kur ajo ishte 20 vjeçe, dhe për kërcënime me vdekje ndaj saj.
Ai mohoi keqbërjen dhe tha se akuzat ishin të motivuara politikisht.
Gjykata e liroi Sonkon nga akuza për përdhunim, por e shpalli atë fajtor për një vepër të veçantë të përshkruar në kodin penal si sjellje imorale ndaj individëve më të rinj se 21 vjeç.
Ministria e drejtësisë tha se lideri i opozitës tani mund të çohet në burg në çdo kohë.
Ndërkohë bëhet e ditur se policia mbeti e vendosur rreth shtëpisë së tij në Dakar ndërsa trazirat filluan në kryeqytet dhe gjetkë pas vendimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

A është Gjermania në prag të një kthese politike?

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë