LAJMI I FUNDIT:

Të paktën dhjetë të vdekur dhe katër të zhdukur nga përmbytjet në Greqi

Të paktën dhjetë të vdekur dhe katër të zhdukur nga përmbytjet në Greqi

Dhjetë të vdekur dhe katër të tjerë të zhdukur, deri më tani bilanci tragjik i stuhisë “Daniel”, që goditi Greqinë dhe përveç viktimave shkaktoi dëme që llogariten në miliarda euro.

Qindra njerëz në Greqi janë bllokuar në fshatrat e përmbytura në rajonin e Thesalisë edhe pse moti është stabilizuar dhe nivelet e ujit vazhdojnë të rriten në pjesë të Greqisë qendrore ndërsa zjarrfikësit dhe helikopterët ushtarakë nxjerrin njerëzit nga fshatrat e përmbytura.

Trafiku në autostradën Athinë-Selanik është ndërprerë për shkak të sasisë së shtuar të ujit, raporton dw.


Gjatë natës, niveli i Pinios, lumit më të madh në Thesali, i ka kaluar 10 metrat dhe janë përmbytur edhe zonat e banuara përreth Larisës, kryeqytetit të rajonit.

I groposur në baltë dhe rrënoja është qyteti i Volos. Rrjeti i ujësjellësit është tërësisht i shkatërruar.

Në pjesën jugore të gadishullit të Pelionit, 11 vendbanime janë shkëputur nga pjesa tjetër e botës, ndërkohë që nuk ka ujë dhe energji elektrike për të katërtën ditë radhazi.

Moti i ligë godet Greqinë, ujërat “marrin me vete” gruan – në ndihmë i del një kalimtar rasti
Lexo po ashtu Moti i ligë godet Greqinë, ujërat “marrin me vete” gruan – në ndihmë i del një kalimtar rasti

Është shtyrë për një javë fillimi i vitit shkollor në rajonin e Thesalisë.

“Prioriteti është shpëtimi i atyre njerëzve që janë në rrezik dhe menjëherë pas kësaj të riparohen dëmet”, tha kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, i cili vizitoi zonën e prekur të Thesalisë.

Ai shprehu besimin se ka fonde për pagesën e dëmshpërblimeve dhe riparimin e të gjithë infrastrukturës, si dhe se do të nevojitet edhe mbështetje nga fondet evropiane. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Amerika
Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Botë
ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

Evropa
“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

Botë
Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Amerika
Kalo në kategori