Të paktën 99 viktima pas shpërthimit masiv në Sierra Leone, që u shkaktua pas përplasjes së cisternës së karburantit me një kamion

Të paktën 99 persona kanë vdekur pas një shpërthimi masiv kur një cisternë karburanti u përplas me një kamion në kryeqytetin e Sierra Leones, Freetown.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, karburanti u derdh përpara se të ndizej, dhe zjarri pa kontroll përfshiu kalimtarët dhe automjetet në një kryqëzim të ngarkuar.
Pamjet e transmetuara nga mediet lokale treguan trupa të djegur keq në rrugët përreth cisternës.
Presidenti Julius Maada Bio, tha se ishte “thellësisht i shqetësuar nga zjarret tragjike dhe vdekjen e personave”.
Në një postim në Twitter, ai tha se qeveria e tij do të bënte "gjithçka për të mbështetur familjet e prekura". /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































