Të paktën 100 civilë mbeten në fabrikën e çelikut Azovstal – thotë zyrtari ukrainas

19:"UKRAINE-CRISIS/KYIV 13:"GLEB GARANICH
Fabrika e madhe e çelikut Azovstal në qytetin port të shkatërruar ukrainas të Mariupol ka ende të paktën 100 civilë të bllokuar atje, sipas një ndihmësi të kryetarit të qytetit.
Prania e civilëve "nuk e zvogëlon densitetin e sulmeve nga pushtuesit [rusë]", citohet të ketë thënë ndihmësi i kryebashkiakut Petro Andryushchenko, përcjell Telegrafi.
Fabrika e çelikut, të cilën Rusia e sulmon prej javësh, është nën sulme të fuqishme por luftëtarët e batalionit Azov të bllokuar brenda janë zotuar se nuk do të dorëzohen. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
10/05/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































