Gastronomët e Kosovës janë të pakënaqur me vazhdimin e kufizimit të aktivitetit të tyre nga ana e qeverisë së Kosovës, si pjesë e masave anti-COVID-19.
Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi thotë se gastronomet asnjëherë nuk u falënderuan përkundër që ata u mobilizuan së tepërmi në fushatën e vaksinimit.
“Ishim ne, Shoqata e Gastronomeve, ata që ndihmuam me fushatat tona, në vaksinimin rekord dhe pas gjithë kësaj, si na falënderoni JU?!”
Kllokoqi madje çuditet si zyrtarët qeveritarë ulen dhe presin kafe nga gastronomet.
“Qeveria e Kosovës dhe institucionet relevante, për asnjë moment të vetëm nuk e përkrahën digasterin e gastronomisë në mbijetesën e tyre, megjithatë, pa fije turpi ulë në kafiteri dhe restaurante dhe presin shërbimet e tyre”.
“Na keni mbyllur, na keni poshtëruar, na keni nëpërkëmbur dhe në fund na keni dënuar, pa mbarim”, ka shkruar tutje i pari i gastronomëve.
Ai ka shprehur edhe shqetësimin që në Kosovë për dallim nga e gjithë bota, vaksinimi nuk ka asnjë peshë.
“Në çdo vend të botës, vaksinimi nënkupton funksionim të lirë të jetës, përveç në Kosovë, ku vaksinimi nuk nënkupton ASGJË, ama bash ASGJË!”
Kllokoqi ka paralajmëruar krizë në sektorin e gastronomisë pas këtyre masave, por që sipas tij kjo krizë do të jetë më e rëndë se virusi për Kosovën.
“Nejse, nuk ka mbetur edhe gjatë siç duket, që gastronomia të shuhet si fushë ekonomike dhe atëherë hiperinflacioni ekonomik do të jetë problem më i madh, sesa vet virusi, ndaj te cilit asnjëherë nuk fituat”.
Në fund ai ka bërë një kërcënim për qeverinë: ”Bëhuni gati ta korrni atë që mbollët!”.
Sipas vendimit të fundit të Qeverisë, sa i përket sektorit të gastronomisë masat janë të njëjta siç kanë qenë.
Shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre. Klientët dhe stafi i gastronomisë duhet të posedojnë certifikatë vaksine në mënyrë që t’u lejohet hyrja në hapësirat e mbyllura të lokaleve, në përputhje me udhëzuesin përkatës.
Në lokalet e gastronomisë është e obliguar të caktohet një apo më shumë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e dëshmive për vaksinim dhe test negativ anti-Covid.
Shfrytëzimi i hapësirave të mbyllura lejohet deri në 50% e kapacitetit të hapësirës. Në hapësirat e hapura lejohet shfrytëzimi deri në 70% e kapacitetit të hapësirës. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku shërbehet ushqimi dhe pijet.
Klientët duhet të qëndrojnë ulur në çdo kohë në kuadër të lokaleve të shërbimeve të gastronomisë në të cilën lejohet shërbimi i ushqimit apo pijeve, përveç:
-Gjatë hyrjes apo daljes nga ambienti i lokalit:
-Ndërsa paguan porosinë;
-Gjatë shkuarjes apo kthimit nga tualeti;
-Kur është e nevojshme për qëllime të shëndetit dhe sigurisë.
Shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 23:00./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Viva Fresh, gjiganti i Kosovës që po riformëson ekonominë vendore!

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës