Këngëtarja Egli Tako është përballur me disa banorë të shtëpisë së Big Brother VIP Albania mbrëmjen e së mërkurës, ku u vu në qendër të debatit për famën dhe suksesin e saj.
Fillimisht, ishte Valbona ajo që e vuri në pikëpyetje njohjen e Eglit në publik, duke i thënë se nuk është aq e njohur sa pjesa tjetër e banorëve VIP. “Ne të njohim nga Olsi”, i tha Valbona, duke nënkuptuar lidhjen e mëparshme të saj me aktorin dhe këngëtarin Olsi Bylyku.
Më pas, situata u tensionua edhe më shumë gjatë një debati me Gertën, e cila përsëriti të njëjtin argument, duke e akuzuar madje për blerje klikimesh.
“Ke një këngë me klikime të blera, sepse e di vet që janë të blera”, tha Gerta, duke vënë në dyshim suksesin e projektit muzikor të Eglit.
Egli Tako dhe Olsi Bylyku kanë qenë në një lidhje romantike dhe kanë realizuar së bashku hitin “Do ditë”, një këngë që pati shumë dëgjueshmëri në platforma muzikore.
Megjithatë, brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, Egli ka krijuar një lidhje të re me Gjestin, duke tërhequr vëmendjen e publikut dhe duke u bërë një nga personazhet më të komentuar të këtij edicioni.
Mbetet për t’u parë si do të ndikojnë këto përplasje në rrugëtimin e saj brenda shtëpisë dhe në raportet me banorët e tjerë. /Telegrafi/