Më 2 nëntor shënohet dita ndërkombëtare për eliminimin e mosndëshkimit për krimet ndaj gazetarëve përmes së cilës bëhet fushatë globale dhe kërkohet nga institucionet shtetërore që të parandalojnë dhunën ndaj gazetarëve.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës thekson se mosndëshkimi i krimeve ndaj gazetarëve ka efekte negative të shumta në punën e gazetarëve dhe në mjedisin se ku ata punojnë.
AGK po ashtu thekson se autorët e krimeve duhen të sillen gjithmonë para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.
“Mosndëshkimi i krimeve ndaj gazetarëve inkurajon të tjerët që të sulmojnë fizikisht dhe kërcënojnë gazetarët të cilët me punën e tyre informojnë publikun e gjerë”, thuhet në reagim.
AGK rithekson se duhen krijuar mekanizma specifik për mbrojtjen e gazetarëve dhe se institucionet e sigurisë dhe të drejtësisë duhen të tregohen më efikase në trajtimin e rasteve të sulmeve, kërcënimeve, frikësimeve dhe presioneve ndaj gazetarëve dhe punëtorëve medial.
Në këtë ditë, po ashtu AGK përkujton vrasjen dhe zhdukjen e 14 gazetarëve në Kosovë për të cilat raste asnjë kryerës i veprave kriminale nuk është sjellë para drejtësisë.
AGK sjell listën e plotë të gazetarëve që janë vrarë dhe zhdukur që nga viti 1999 e për të cilët asnjë autor i krimit nuk është sjellë para drejtësisë.
- Enver Maloku, themelues i Qendrës Informative të Kosovës, i vrarë më 11 janar 1999 afër banesës së tij në Prishtinë.
- Shefki Popova, gazetar shumëvjeçar në gazetën “Rilindja”, i vrarë më 10 shtator 2000 në hyrje të banesës së tij në Vushtrri.
- Xhemajl Mustafa, i vrarë më 23 nëntor 2000 në hyrje të banesës së tij në Prishtinë.
- Bekim Kastrati, gazetar në “Bota Sot”, i vrarë më 19 tetor 2001 në pritë afër fshatit Llaushë, Skenderaj.
- Bardhyl Ajeti, gazetar i së përditshmes “Bota Sot”, i vrarë më 3 qershor 2005 në pritë në afërsi të fshatit Bresalc, Gjilan.
- Ranko Perenic dhe Djuro Slavuj, gazetarë në Radio Prishtinë, të rrëmbyer dhe zhdukur më 21 gusht 1998 derisa ishin duke shkuar për në fshatin Zoqishtë të Rahovecit për të bërë një lajm në lidhje me kthimin e një murgu të rrëmbyer.
- Ljubomir Knezevic, gazetar i “Jedinstvo” dhe korrespondent i gazetës beogradase “Politika, i rrëmbyer dhe i zhdukur më 6 maj 1999 në afërsi të Vushtrrisë.
- Milo Buljevic, gazetar i RTV Prishtinës është rrëmbyer më 25 qershor 1999, jo larg qendrës së refugjatëve ku ka jetuar. Mbetet person i pagjetur.
- Krist Gegaj, punëtor në Radiotelevizionin e Prishtinës, i vrarë më 12 shtator 1999.
- Momir Stokuca, fotoreporter në gazetën e përditshme “Politika”, i vrarë më 21 shtator 1999 në shtëpinë e tij në Prishtinë.
- Afrim Maliqi, gazetar i së përditshmeve “Rilindja” dhe më pas “Bujku”, i vrarë më 2 dhjetor 1998 në Prishtinë.
- Marjan Melonasi, gazetar në redaksinë e Radio Kosovës në gjuhën serbe, i rrëmbyer më 9 shtator 2000, aktualisht i zhdukur.
- Aleksandar Simovic, i zhdukur më 21 gusht 1999. Mbetjet mortore të tij, janë gjetur në fshatin Obri afër Drenasit.
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka shpallur 2 nëntorin ditën ndërkombëtare për përfundimin e mosndëshkimit të krimeve ndaj gazetarëve duke iu bërë thirrje shteteve anëtare që të zbatojnë masa që të luftojnë kulturën aktuale të mosndëshkimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/perplasja-qnr-e1739302975804-780x439.jpg)
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476209620_1009006701257747_4514647024636820534_n-e1739291419392-780x439.jpg)
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
![Haradinaj: Kurti po tenton manipulimin e rezultatit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Konference-Ramush-Haradinaj-AAK-foto-Ridvan-Slivova-1-e1739303503575-780x439.jpg)
Haradinaj: Kurti po tenton manipulimin e rezultatit
![LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Zgjedhjet-2-780x439-1.jpg)
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ
![Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/bilall-sherifi-850x527-780x439-1-e1739300072923-780x439.png)
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht