Për të tetëmbëdhjetën herë me radhë, në Kosovë do të organizohet panairi “Expokos”. Aty do të prezantohen produkte të shumëllojshme nga teknologjia e avancuar nga prodhuesit më të njohur ndërkombëtar të fushës së ndërtimit, energjetikës, makinerisë dhe përpunimit të drurit.
Udhëheqësi i kompanisë CEO, Bekim Xhafa për KosovaPress thotë se ky panair është i nivelit ndërkombëtar dhe do të sjell kompani nga i gjithë rajoni, por jo vetëm.
“Është Panairi ‘Expokos’ i 18-ti me radhë, që mbulon fushën e ndërtimit, mbulon fushën e energjisë, makinerisë dhe pastaj mbrojtje dhe siguri në punë. I gjithë ky program ekspozohet në Prishtina nga data 16 prill në Pallatin e Rinisë, tek salla e sportit dhe pjesë të tjera që janë afër saj të ekspozuara me këto produkte. Të cilat që 18 vite, panairi është i nivelit ndërkombëtarë dhe sjell kompani të gjitha të rajonit, por jo vetëm, kemi produkte të shumta që vijnë direkt dhe indirekt nga vendet e Evropës”, thotë Xhafa.
Ai thotë se e veçanta e panairit të këtij viti është edhe pjesëmarrja e disa shteteve të pavijoneve nacionale.
“Është ngjarje e njohur për Ballkanin, është ngjarje ku sjell produktet e ndërtimit, të të gjitha produkteve që kërkojnë treg, në këtë regjion, ekspozohen në ‘Expokos’, produktet e fushës së energjisë dhe sigurisë në punë. Të gjitha këto produkte janë në panairin ‘Expokos’, dhe kush do duhet t’i takoj pastaj këto produkte, janë të gjithë ata që konsumojnë produkte të ndërtimit dhe të gjithë ata qytetarë që kanë nevojë për panele solare, të gjithë ato biznese që kanë nevojë për pajisje, për sisteme të ndryshme të mbrojtjes në punë dhe sisteme sigurie”, thotë ai.
Madje, Xhafa thotë se ky panair është edhe porta e Ballkanit.
“Jemi kompania e vetme në ish-Jugosllavi që kemi ndërtuar një kompani panairesh me iniciativa private. Të gjitha kompanitë e panaireve në Ish-Jugosllavi janë ndërtuar me iniciative shtetërore, panairi i Beogradit, në Lubjanë.. të gjitha këto janë iniciativa shtetërore dhe ende shumica e tyre vazhdojnë me qenë të tilla. Të vetmit jemi ne në Kosovë në tërë Jugosllavinë që kemi krijuar një kompani të panaireve dhe i kemi internacionalizuar panairet si iniciativë private dhe këtë duhet ta shfrytëzojë shteti i Kosovës”, shprehet Xhafa.
Bekim Xhafa thotë se është shumë krenar për organizimin e këtij panairi, ku sipas tij, një organizim i tillë do të ju shërbejë qytetarëve, e që në anën tjetër të njëjtit do të jenë edhe përfitues të saj. Ky panair do hapet më 16 prill dhe do të zgjas tri ditë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Shkëlqimi i Tedore nga Kosova në “Artoza 2025”

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit