Kastriot Rexha dhe Getoar Selimi nesër (e martë) do ta publikojnë bashkëpunimin e tyre më të ri.

Dy reperët e BabaStars qe disa ditë e kanë paralajmëruar këngën e re, e cila tashmë është konfirmuar se do të publikohet të martën në orën 18:00.


Në profilet e tyre në rrjetet sociale Majk dhe Geti kanë publikuar një video të shkurtër për t'i njoftuar fansat që ta presin projektin e tyre të ri.

Në gusht të vitit 2015, Majk dhe Ghetto Geasy lansuan duetin e tyre, "S'jena mo", të cilin e kompletuan me videoklip.

Videoja muzikore e asaj kënge është shikuar 45 milionë herë në YouTube.

Një vit më pas, Geti dhe Kastrioti e publikuan, po ashtu me videoklip, këngën e titulluar "Ajo".

Ky duet rezultoi akoma më i pëlqyer dhe ka kaluar shifrën prej 60 milionë shikimesh në shërbimin më të popullarizuar të shpërndarjes së videove. /Telegrafi/