Kompania britanike ‘Poundland’ po kërkon të kthehen prapa disa maska, kapele, paruka dhe shtesa flokësh, sepse mund të ndizen shumë shpejtë.

Mësohet se këto nuk e kanë kaluar testin e zjarrit sa i përket lojërave dhe janë të rrezikshme nëse i ekspozohen flakës, transmeton Telegrafi.


Shkaku i materialit të hollë dhe sintetikë, ndezja është e lehtë dhe mundësia e heqjes së trupit është e pamundur.

“Të gjitha ata që i kanë blerë produktet e ekspozuara, t’i sjellin dhe të marrin paratë sepse mund ta kenë jetën në rrezik” shkruan në komunikatën e kompanisë.

Duke marrë parasysh se në ahengjet për Halloween ka shumë qirinj të ndezur, përdorimi i këtyre aksesorëve del të jetë shumë i dëmshëm. /Telegrafi/

te-kthehen-prapa-kostumet-e-halloween-sepse-mund-te-ndizen-lehte-foto-2

te-kthehen-prapa-kostumet-e-halloween-sepse-mund-te-ndizen-lehte-foto-3

te-kthehen-prapa-kostumet-e-halloween-sepse-mund-te-ndizen-lehte-foto-4

te-kthehen-prapa-kostumet-e-halloween-sepse-mund-te-ndizen-lehte-foto-5