LAJMI I FUNDIT:

A do të ketë reforma në media?

A do të ketë reforma në media?

Bisedimet për reforma në mediume janë ndërprerë që nga muaji shkurt, kur u votua një datë e re për zgjedhjet e parakohshme, dhe që kur VMRO-DPMNE e shpalli si të padëshirueshëm ndërmjetësuesin Peter Vanhoutte, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ish-kryeministri Gruevski pati thënë se ka marrë fjalën nga bashkësia ndërkombëtare që nuk do të ketë bisedime shtesë, përfshirë këtu edhe për ligjin për mediumet, ndërkaq LSDM-ja thotë se nuk mund të ketë zgjedhje të drejta dhe demokratike pa reformat në mediume, prandaj është koha që të gjendet një zgjidhje sistemore për këtë çështje.

Petre Shilegov thotë se rregullimi i mediumeve është obligim i marrëveshjes së Përzhinos, duke theksuar se ka ende kohë që të kryet edhe kjo çështje, prandaj edhe ka ende përhapje të propagandës proqeveritare nga mediumet, pasi që nuk ka ende një zgjidhje në këtë drejtim.


Ndryshe mendon zv. kryeministri Fatmir Besimi, i cili për agjencinë MIA, thotë se do të konsiderohej përparuese nëse në këtë drejtim mund të arrihet ndonjë pajtueshmëri në kuvendin e tanishëm dhe se reformat në mediume nuk janë të lidhura me zgjedhjet, pasi që ky proces duhet të ekzistojë në vazhdimësi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Lajme
Kalo në kategori