LAJMI I FUNDIT:

Do të kërkohet dorëheqja e Taleskit

Do të kërkohet dorëheqja e Taleskit

Këshillëtarët e PLD-së dhe të opozitës në komunën e Manastirit, kanë dorëzuar kërkesë që në mbledhjen e radhës të Këshillit, në korrik, në rend të dite të vihet propozimi që Vlladimir Taleski të dorëhiqet, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas këshillëtarit Aleksandar Kasapov, me dorëheqjen e Taleskit do të hiqen pengesat që komuna të mund të funksionoja normalisht, kurse me këtë kërkesë, vihen në sprovë këshillëtarët e OBRM-PDUKM-së, të mbështesin qytetarët apo të mbrojnë krimin./Telegrafi/