Të këndshëm e flirtues! Cilat shenja shkojnë shumë mirë me Binjakët dhe cilat nuk janë kaq me fat

Vëmendje: Binjakët janë një shenjë kaq miqësore, e këndshme, e qeshur, flirtuese, fantastike!
Një Binjak di gjithçka për gjithkënd dhe ndaj çdo bisedë me të ecën vaj, të paktën, nëse je një nga shenjat që përshtatesh me Binjakët.
Cilat janë këto shenja?
Dashi
Si një shenjë e drejtpërdrejtë, që do qejfin dhe s’para stepet, Dashi është partneri perfekt për një Binjak. Ata janë një dyshe shumë e mirë, pasi duan pavarësinë, njëkohësisht, janë kaq mirëkuptues, interesantë dhe në shumë raste, mendojnë njësoj.
Dashi merr përgjegjësi dhe ka prirjen për të qenë një lider i fortë, i cili zgjidh problemet, duke i ndihmuar kështu Binjakët që janë më të pavendosur. Kjo dyshe është argëtuese dhe spontane, ndaj nuk është fare çudi t’i shohësh në aventura dhe pushime së bashku.
Pra, një Dash dhe një Binjak? Çifti ideal!
Luani
Luani është një tjetër shenjë që shkon në mënyrë të përsosur me Binjakët dhe krijojnë një prej çifteve më të këndshme të horoskopit. Lidhja mes tyre është aventuriere, por mbi të gjitha, të dyja këto shenja e motivojnë njëra-tjetrën për të shkuar më larg.
Si Luani, ashtu edhe Binjakët e duan vëmendjen, festën, jetën dhe përjetojnë kaq shumë emocione kur janë bashkë. Ata e kuptojnë shumë mirë njëri-tjetrin, megjithëse, ndonjëherë mund të jenë shumë sfidues.
Peshorja
Binjakët vdesin për drama dhe debat, ndërsa Peshorja, për harmoni dhe balancë, çka do të thotë se e plotësojnë shumë mirë njëra-tjetrën. Peshorja e vlerëson shumë marrëdhënien, lidhjen dhe komunikimin dhe është po aq sharmante dhe flirtuese sa një Binjak.
Kur këto dy shenja pëlqehen, kimia shkon në stratosferë. Gjithsesi, të dyja shenjat kanë potencialin të jenë miq ose partnerë shumë të mirë.
Ujori
Ujori dhe Binjakët janë thjesht një dyshe perfekte dhe ndoshta, më e mira në horoskop. Ujori njihet si një shenjë që është kurioze, ironike, misterioze dhe tejet interesante, ndërsa Binjakët janë lojtarë dhe lozonjarë. Ata dinë të zbulojnë të fshehtat e njëri-tjetrit në mënyra mjaft unike.
Ujori është mjaftueshëm stoik sa të mos bjerë pre e dramave që shkakton një Binjak, por nga ana tjetër, inovativ dhe aventurier, ndaj është e pamundur ta neglizhojë një Binjak.
Me cilat shenja nuk shkon mirë një Binjak?
Gaforrja
Gaforrja njihet si një shenjë shumë emocionale, introverte dhe e ndjeshme, ndaj s’është aspak surprizë që nuk bashkohet kaq mirë me Binjakët. Kjo dyshe është mjaft sfiduese, pasi kanë botëkuptime dhe ide të ndryshme.
Gaforrja lidhet ngushtë me shtëpinë dhe familjen, ndërsa Binjakët duan të eksplorojnë botën dhe kjo mund të sjellë një shkëputje në raportin e tyre.
Bricjapi
Aaah, çdo gjë me llogari! Bricjapi dhe Binjakët janë kaq të kundërt, pasi një person që ecën me laps e letër nuk e duron dot një tjetër që do aventura dhe spontanitet. Këto dy shenja janë paralele në shumë drejtime, pasi Bricjapi e ka instinktive të thotë “jo”, ndërsa Binjakët, thonë gjithnjë “po”.
Binjakët duan lirinë, Bricjapët qëndrueshmërinë, pra, nuk janë një dyshe kaq e mirë.
Peshqit
Të dyja këto shenja e kuptojnë shumë mirë dualitetin e njëra-tjetrës dhe kanë një intuitë të paparë, por energjia e tyre është kaq e ndryshme. Ndërsa Binjakët janë të palodhur dhe aventurierë, Peshqit janë ëndërrimtarë dhe të paqtë, citon Anabel.
Peshqit janë ndër shenjat më të ndjeshme të horoskopit, çka mund të sjellë lodhje dhe tension për Binjakët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trendi i vendosjes së letrës së tualetit në frigorifer, çfarë fshihet prapa këtij truku viral?

Si t’i njohim meshkujt nga gishtat e këmbëve?

Këneta e kuqe: Njerëzit nga e gjithë bota shkojnë në këtë qytet vetëm për t’u mrekulluar me këtë pamje unike!
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Radiatorët nuk ngrohin sa duhet por përsëri keni fatura të larta? Ky është gabimi që po bëni

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania