Një ditë më parë u publikua raporti i cili vlerëson stabilitetin e Urës së Ibrit për qarkullimin e veturave. E, kjo çështje është një nga më të diskutuarat në vend.
Edhe pse Qeveria e Kosovës mbetet e vendosur që ura duhet të hapet, një gjë të tillë po e kundërshtojnë ndërkombëtarët, pasi siç thonë “kjo temë duhet të diskutohet në dialogun Kosovë-Serbi”.
Por, çfarë mendojnë qytetarët e Mitrovicës për këtë temë dhe sa e rëndësishme është hapja e kësaj ure për ta 25 vjet pas luftës?
Qytetari, Halit Ymeri është i mendimit që të hapet ura për qarkullimin e veturave.

“Mirë është mu hap këtu qarkullimi. Këtu janë dy ura, po këtu politika po e bën të veten. Pa marrëveshje të ndërkombëtarëve këtu këtë urë s’mund me hap kurrkush. Ti hape sa të duash, KFOR-i nuk largohen”, tha ai duke shtuar se edhe trafiku lirohet nëse hapet ura e Ibrit.
Edhe Agron Gacaferri banor i Mitrovicës tha se ura e Ibrit duhet të hapet për qarkullim të veturave.

“S’ka pas askush fuqi deri sa erdhi Albini. Ne të vonshëm jemi ende. Edhe populli pak ka interes me dal në këtë urë siç po e shoh. Qysh ka kalu KFOR-i me veturat e tyre edhe për ne bën…”, ka thënë Gacaferri.
Hilmushe Ismajli e cila banon në lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës u shpreh e kënaqur që po diskutohet çështja e hapjes së urës së Ibrit.

“Jena shumë të kënaqur e ishalla don Zoti lirohet dhe ura e Ibrit, bahet mirë për krejt…mos me pas asnjë incident…”, ka thënë ajo.
Ndryshe, Ministria e Infrastrukturës ka publikuar raportin që vlerëson stabilitetin e Urës së Ibrit për qarkullimin e automjeteve, e cila i hap rrugën autoriteteve kosovare për ta hapur urën, siç kanë synuar javët e fundit nga Qeveria e Kosovës.
E po, të martën kryeministri i vendit Albin Kurti, priti në takim Komandantin e KFOR-it, Özkan Ulutas me të cilin bisedoi edhe për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë si një gjë e drejtë, e nevojshme dhe e dobishme.
Por, përmes një njoftimi për media nga KFOR reaguan duke thënë se ky mision ka ripohuar përkushtimin e palëkundur për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, në mënyrë të paanshme dhe në çdo kohë.
KFOR-i gjithashtu apeloi për përmbajtje nga deklaratat dhe veprimet e njëanshme që mund të krijojnë tensione, duke theksuar rëndësinë e stabilitetit për sigurinë e qëndrueshme në të gjithë Kosovën dhe për stabilitetin rajonal. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës