Al Nassr ka kaluar në epërsi falë dy super golave të Cristiano Ronaldos.

Si mysafir të Abha, skuadra e portugezit e nisi furishëm takimin që po luhet në kuadër të javës së 26-të në Superligën e Arabisë.


Ishte minuta e 12-të e takimi, kur Ronaldo realizoi nga gjuajtja e lirë me shumë finesë.

Përkundër se një lojtar ishte i shtrirë në murin e gjallë, CR7 ia doli të mposhte me lehtësi portierin kundërshtar me një goditje të ulët.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë realizoi edhe golin e dytë, tani në minutën e 21-të, duke realizuar sërish nga gjuajtja e lirë.

Me këto dy gola, Ronaldo ka shkuar në kuotën e 28-të golave dhe ka nëntë asistime. /Telegrafi/

telegrafi sport app